Humbet Struga e Duros, u mundën 1-0 në Ohër nga skuadra islandeze e Breidablik

1 year ago 26
Reklamë
15:11 25/08/2023

Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga u mund minimalisht në takimin e parë play-off të Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro u mposht nga islandezët e Breida-blikut në Ohër, ndërsa do të tentojë përmbysjen më 31 Gusht në takimin e kthimit në transfertë.

Struganët krijuan raste goli, madje në minutën e 28 festuan përkohësisht pas rrjetës së Shabanit, por sistemi VAR e anuloi.

Shtatë mintua më pas, islandezët gjetën golin e vetëm të sfidës falë Gunlaug-son.

45 minutat e dyta kanë qenë mjaft të luftuara mes të dyja skuadrave. Ekipi i Duros tentoi barazimin, por kundërshtarët u treguan të kujdesshëm në mbrojtje, duke mos lejuar hapësira.

Në fund të ndeshjes, Zguro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pavarësisht humbjes, kampionët e Maqedonisë së Veriut besojnë te kualifikimi historik në Ligën e Konferencës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article