“Humbi jetën bashkë me foshnjen 6 muajshe në Gaza”, shefi i OBSH-së njofton vdekjen e punonjëses së tyre

10 months ago 10
19:23 21/11/2023

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus përmes një postimi në “X” ka njoftuar ndarjen nga jeta të një prej punonjëseve të tyre e cila mbeti e vrarë në Gaza së bashku me foshnjën e saj gjashtë muajshe, burrin dhe dy vëllezërit.

Ndër të tjera ai thotë se shumë anëtarë të tjerë të familjes që ndodheshin në atë banesë humbën jetën.

My colleagues and I are devastated: we have lost one of our own in #Gaza today.

Our young @WHOoPt colleague Dima Alhaj was tragically killed alongside her 6 month old baby, her husband and 2 brothers. Reportedly multiple other family members sheltering in the same house were… pic.twitter.com/vURpNFRXe6

— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) November 21, 2023

“Unë dhe kolegët e mi jemi të shkatërruar: ne kemi humbur një nga tonat në Gaza sot,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në platformën e mediave sociale X, duke treguar një foto të viktimës, të quajtur Dima Alhaj. Raportohet se shumë anëtarë të tjerë të familjes që strehoheshin në të njëjtën shtëpi u vranë gjithashtu,” shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme se si vdiq familja dhe kush ishte përgjegjës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article