Humbja nga Shkupi, Voska Sport ndahet me trajnerin

8 months ago 5

Voska Sport zyrtarisht nuk do të udhëhiqet në vijim të sezonit nga trajneri Milan Radoviç. Klubi shqiptar nga Ohri përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me teknikun nga Mali i Zi me marrëveshje të dyanshme.

Humbja nga Shkupi në Çair në fillim të gjysmësezonit pranveror në Superligën e Maqedonisë së Veriut si dhe rezultatet jo të mirë edhe para saj, kanë bërë që palët të ndërprejnë bashkëpunimin.

NJOFTIMI I VOSKËS:

Ju njoftojmë që nga dita e sotme, skuadra nuk do të udhëhiqet nga trajneri Milan Radoviç. Ndarja me trajnerin malazez vjen pas marrëveshjes së dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit ndërmjet kryesisë së klubit dhe vet trajnerit 46 vjeçar së bashku me stafin e tij. 

Milan Radoviç mori drejtimin e skuadrës në qershor të vitit të kaluar, ndërsa Voska Sport e falenderon për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe sa ishte pjesë e jona, duke i uruar fat dhe suksese në karrierën e tij në vijim. 

Kryesia e klubit është duke punuar për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa për të njejtin do të jeni të informuar në ditët në vijim. 

Nga ajo që përflitet, vendin e Milan Radoviçit, pritet ta merr Srgjan Zaharievski, i cili angazhimin e fundit e kishte te Struga Trim Lum./Telegrafi/

Read Entire Article