Hungaria do të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE, reagon Zelensky

10 months ago 11

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së shfrytëzimit të vetos nga Hungaria për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Lideri ukrainas pohoi se Hungaria nuk ka “asnjë arsye” për të bllokuar anëtarësimin e ukrainasve në Union, raporton skynews.

Kjo ndodh pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, rikonfirmoi kundërshtimin e rrugëtimit më të shpejtë të anëtarësimit të Ukrainës.

Orban, i cili në të kaluarën ka shfaqur me krenari lidhjet me Moskën, tha në parlamentin hungarez se anëtarësimi i Ukrainës nuk do t’i shërbejë interesave të Hungarisë ose BE-së me 27 anëtarë.

Kujtojmë se tashmë Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në komunitetin evropian dhe është një ndër shtetet kryesore që më së shpejti mund të bëhet pjesë e BE-së.

Ndryshe, të gjithë anëtarët duhet të pajtohen që një shtet i ri t’i bashkohet BE-së. /Telegrafi/

Read Entire Article