“Hyra ne kuvend duke u shqyer, më ranë kopsat e palltos”, deputetja e PD tregon “luftën” me efektivët e gardës: Disa kolegë u…

9 months ago 22

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka bërë më dije se PD do të ngrejë padi penale ndaj Gardës së Republikës dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla për shpërdorim detyre, pas incidentit të ndodhur dje në Kuvend.

Në një intervistë për “Breaking” në Top News, deputetja tregoi “luftën” e djeshme me efektivët e gardës, të cilët nuk lejuan futjen në Kuvend as të deputetëve të papërjashtuar.

Sipas Zhupës, disa kolegë të saj pësuan dëmtime fizike, ndërsa vetë ajo “dëmtime kolosale në veshje”, pasi i ishin këputur kopsat e palltos.

Seanca na nisi pa deputetët e opozitës edhe pse një pjesë e deputetëve nuk ishin të përjashtuar, Garda e Republikës shkeli çdo ligj e çdo normë duke penguar deputetët që nuk ishin të përjashtuar. Unë kam hyrë në kuvend duke u shtyrë duk u shqyer, duke rënë kopsat e palltos sikur po hynim në një zonë luftë. Kishim thirr jashtë një protestë qytetarë për të mbrojtur demokracinë kundra vjedhjeve të kësaj qeverie për të respektuar të drejtat e opozitës. Meqë Berisha nuk shkonte dot te demokratët, vendosëm që demokratët të shkonim të Berisha. Berisha nuk është nën akuzë është nën hetim, nuk ka mundësi të prishë prova, aq më pak të largohet nga Shqipëria. Një vendimmarrje e tillë do duhej të merrte edhe një zgjidhje politike. Protesta e madhe është thirrur më 20 shkurt. Është vazhdim për të bërë opozitarizëm.

Sot do të ngremë padi penale ndaj gardës dhe kryetares Nikolla për shpërdorim detyre, për ndalimin tonë për kryerjen e funksionit si deputet. Është e patolerueshme që edhe deputetët e papërjashtuar të ndalohen. Garda duhet të jetë për të më mbrojtur, jo për të më cenuar të drejtat e mia si deputetë. Disa nga kolegët janë vrarë edhe fizikisht, un kam dëme kolaterale në veshje”-tha Zhupa.

Top Channel

Read Entire Article