Hysa dhe Ymeri ndeshen për brezin e WBC

10 months ago 10
20:40 27/11/2023

Boksierët shqiptarë përballen me rivalë nga Kolumbia

Boksierët shqiptarë Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri do të ndeshen me dy rivalë nga Kolumbia në një event ndërkombëtar me 9 ndeshje boksi teksa këto dy sfida do të jenë të vlefshme për brezin e kampionit në federatën WBC. Këtë të hënë bokierët ishin përballën njëri-tjetrit gjatë peshimit, gjigandi Hysa premton një sfidë spektakolare.

“Shpresoj të bëj diçka të bukur dhe ta shpërblej publikun dhe njerëzit që do të jenë të pranishëm”, tha ai.

Ndërsa Neraldo Ymeri për këtë sfidë është përgatitur në Angli.

“Ka qenë një eksperiencë komplet ndryshe. Kanë kampiona bote në atë vend dhe shpresoj unë të jem i radhës nga Shqipëria”, tha ai.

Jo vetëm për shkak të organizimit të mirë, por edhe sepse eventi përkon me festën kombëtare të flamurit, pritet një atmosferë e zjarrtë. E garanton këtë Noizy, promotori i “On The Run”.

“Besoj që shqiptarët me festën e flamurit do të na nderojnë, do të kemi super atmosferë, do kemi flamura pafund në stadium dhe çunat tanë kam shumë besim që do të na nderojnë”, tha ai.

“On the Run” do të nisë këtë të martë që prej orës 18:00 me disa ndeshje të tjera që konsiderohet si Warm up, të dy sfidave kryesore të vlefshme për brezin e federatës WBC.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article