I dehur në timon, arrestohet inspektori i policisë në Sarandë

11 months ago 25

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës të Policisë Kufitare të Borshit. Ky i fundit duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Masa është marrë pasi polici rezultoi se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Megjithatë, nuk raportohet për persona të lënduar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.

Read Entire Article