I dërguar i BE paralajmëron takim me kryenegociatorët, Lajçak: Gati të rinisë dialogu

10 months ago 19

I dërguari  i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka deklaruar  se po përgatitet me ekipin e tij për diskutime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

“Ditët e fundit kam qenë i zënë në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim po përgatiteshim për diskutimet e ndara të ardhshme me kryenegociatorët e të dyja palëve. Kam pasur gjithashtu një sërë diskutimesh dhe angazhimesh të hollësishme”, tha Lajçak.

Diplomati po ashtu bëri të ditur se zhvilloi bisedime me anëtarët e Komisionit të Çështjeve të jashtme të Bundestagut gjerman, të cilët vizituan Brukselin.

“Ne diskutuam për momentin e ri për zgjerimin e BE-së dhe i informova për gjendjen e dialogut dhe hapat e ardhshëm. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë gjermane në punën time, angazhimin e tyre në Ballkan për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, shtoi ai.

Miroslav Lajçak nënvizoi se ka ardhur koha  që unioni të zgjerohet me vendet e Ballkanit./vizionplus.tv

Read Entire Article