I dërguari gjerman Manuel Sarrazin në Kosovë, takim me Kurtin në mbrëmje

1 year ago 26
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet ditën e sotme me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi do të zhvillohet në mbrëmje në orën 21:30, në ndërtesën e qeverisë.

Herën e fundit që Sarrazin u takua me Kurtin, deklaroi se kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, tensioneve në veri dhe marrëveshjen e Ohrit.

Për këtë të fundit Sarrazin është shprehur: “Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet nuk mund të merren vendime të pamatura. Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së”.

Ai ka takuar gjithasthtu presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

Nuk janë dhënë detaje nëse do të ketë konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Top Channel

Read Entire Article