I dorëzuan britanikëve 300 kg kokainë, dyshes shqiptare i gjenden në makinë edhe 200 kg të tjera, arrestohen

9 months ago 19

Policia spanjolle ka vijuar kontrollet e imtësishme pas sekuestrimit të 300 kg kokainë dhe arrestimit të dy shqiptarëve dhe tre britanikëve në Benicassim dhe Denia. Në një kontroll të imtësishëm që i është kryer fuoristradës tip “Audi” Q5 ku ndodheshin dy shtetasit shqiptarë, është zbuluar një vend i improvizuar, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 200 kg kokainë duke e çuar në gjysmë toni sasinë totale të sekuestruar. Mësohet se fuoristrada ndodhej pranë dy kompleksesh turistike në Benicassim, brenda së cilës u arrestuan shqiptarët që disa orë me parë i kishin dorëzuar kamionin me 300 kg kokainë tre britanikëve.

Policia spanjolle mendon se në zonë ndodhet gjithashtu një laborator droge, kontrollet për të cilin deri tani kanë rezultuar negative. Dyshimi ka lindur pasi të arrestuarve u janë gjetur disa pulte hapëse garazhesh, por pas provës në disa ambientet, ato nuk kanë rezultuar të suksesshme. Operacioni ndërkohë ka vijuar në Valencia, ku është arrestuar një person i gjashtë, konkretisht një shtetas spanjoll.

Në 8 kontrolle të kryera deri tani në mjedise të ndryshme që frekuentoheshin nga grupi kriminal në Camp de Túria dhe l’Horta Nord, policia spanjolle ka arritur të sekuestrojë para si dhe prova të tjera. Ditën e sotme pritet që të arrestuarit të paraqiten para Gjykatës në Llíria.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article