I kërkoi dy fanella pas ndeshjes, përgjigja epike e Haaland për Acerbi-n

11 hours ago 40
Reklamë

Ndeshja e madhe e së mërkurës mes Manchester Cityt dhe Interit në Etihad përfundoi pa fitues. Dy skuadrat nuk arritën të hapin rezultatin dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Një nga lojtarët më të mirë të Interit në Etihad ishte Francesco Acerbi. Lojtari italian me përvojë mori përsipër detyrën e vështirë për të markuar Erling Haaland, duke përfunduar me sukses. Acerbi nuk e la kurrë norvegjezin të kalonte dhe madje ndonjëherë iu desh të tërhiqte fanellën e sulmuesit të Manchester Cityt për ta ndaluar atë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Acerbi iu afrua Haaland-it i cili filloi ta ngacmonte italianin, duke e tërhequr nga fanella. Lojtari i Interit i kërkoi Haaland dy fanella, me norvegjezin duke u përgjigjur me shaka “Shko p*rdhu!”. /vizionplus.tv

Read Entire Article