“I kishte lemeri tubimet”, Rama zbulon amanetin e fundit të Kadaresë: Në Tufinë do ta përcjellin vetëm familjarët

4 months ago 6

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në fjalimin e lamtumirës të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, amanetet e fundit të gjeniut të letrave.

Ai tha se Kadare i kishte lemeri tubimet ndaj përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.

“Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërkuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve. Ju kërkoj mbylljen e homazheve”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article