“I love you man, you are the best”, tifozët e presin me brohorima Sylvinho-n në Hamburg! Trajneri ndalet dhe… (video)

10 months ago 49
21:55 02/12/2023

Kështu u prit trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, jashtë godinës në Hamburg, aty ku mbrëmjen e kësaj të shtune Shqipëria njohu kundërshtarët e saj në Euro 2024. Siç shihet edhe në këto pamje që përcjell Blendi Fevziu në rrjetet sociale, shumë të rinj e pritën me brohorima trajnerin e kombëtares shqiptare.

Tashmë i njohur për popullaritetin e tij me tifozët, Sylvinho u ndal dhe i dha autograf njërit prej tyre, në bluzën që i riu mbante veshur. Në këmbim mori nga tifozi mori vlerësime si: “I love you man, you are the best!” (Të dua, je më i miri).


Të shumtë ishin shqiptarët që ndodheshin jashtë godinës ku hidhej shorti i Euro 2024 këtë të shtunë. Siç raportoi edhe gazetari Blendi Fevziu i cili e ndoqi nga afër këtë event të rëndësishëm, ata dominonin pjesën e spektatorëve.

“…më emocionuese ishte që në momentin e hyrjes, ku ishte mbledhur publik, spektatorë, që kishin ardhur për të përshëndetur delegacionet, pjesa më e madhe ishin shqiptarë dhe filluan të thërrisnin emrin e Shqipërisë. Ishte një gjë shumë impresionuese që shqiptarët dominonin pjesën e spektatorëve”, u shpreh Fevziu më herët./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article