“I lumtur që kthehem në vendlindje”, Xherdan Shaqiri i bashkohet skuadrës së tij të parë

1 month ago 14
Reklamë

Pas 12 vitesh, sulmuesi Xherdan Shaqiri është rikthyer te skuadra zvicerane Basel. Lajmin e ka bërë të ditur të premten skuadra zvicerane. Shaqiri ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Baselin.

“Më mbush me krenari dhe jam shumë i lumtur që sot mund të kthehem në vendlindjen time në Basel. Unë kam qenë thellësisht i lidhur me klubin dhe rajonin që nga fëmijëria”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Baselit.

Shaqiri e filloi karrierën e tij futbollistike në Basel në vitin 2007. Në vitin 2012 ai u largua nga Basel për t’iu bashkuar Bayern Munichut. Shaqiri së fundmi ishte pjesë e Çikagos. /vizionplus.tv

Read Entire Article