I shpallur në kërkim, kapet në Kakavijë 56-vjeçari

2 months ago 15

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim, ndërsa Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, është arrestuar në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim shtetasin P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article