Një 46-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Malësisë së Madhe.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”. 46-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.
“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv