I shpëtuan luftës në Izrael, kthehen në atdhe 11 shqiptarë. MEPJ: Ju vijmë në ndihmë të gjithë qytetarëve që duan të kthehen

11 months ago 51
Reklamë

11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Lajmi është konfirmuar nga ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.”, thuhet në reagim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article