I tha “JO” Greqisë për Shqipërinë, gardiani kuqezi transferohet te skuadra portugeze

1 month ago 10
Reklamë

Portieri i shpresave të Shqipërisë i cili i tha “Jo” Greqisë për të mbrojtur ngjyrat kuqezi, është transferuar këtë verë te skuadra portugeze e Rio Ave.

Olympiacos ka vendosur që të huazojë për një sezon gardianin shqiptar te porugezët e Rio Ave.


“Mirësevjen Sina” – shkruan klubi portugez i Rio Ave në rrjetet sociale. Sinën e pret një punë e vështirë në kampionatin portugez, pasi konkurrenca është e madhe.

Vlen të theksojmë se lojtari refuzoi Greqinë, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë. Debutimi i tij me Rio Aven në një ndeshje zyrtare mund të vijë ndaj Sportingut, në takimin e parë të Liga Portugal.

Read Entire Article