Në emisionin me “Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatorës Evis Ahmeti, ditën e sotme u trajtua rasti i një 63 vjeçareje, nënë e 7 fëmijëve, e cila kërkon ndihmë pasi i biri 37 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ishte larguar nga banesa për më shumë se një javë.
Nëna pretendon se një javë më parë është lidhur me të birin me anë të telefonit nga një banor i fshatit, i cili i tha se 37-vjeccarin e ka parë në pyll me një sëpatë në dorë dhe me rroba të grisura e të shkatërruara.
Menjëherë sapo nisi transmetimi live, nëna humbi ndjenjat në studio, ndërsa u bë edhe transportimi i saj në Urgjencë. Gjendja e saj është e stabilizuar sipas dëshmisë së mjekëve te QSUT-së.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i forcave të rendit në Burrel, të cilët kanë telefonuar në emision duke njoftuar gjetjen e 37-vjeçarit. Mësohet se djali po transferohet nga Burreli për në Kamzë dhe pastaj për në qendër për të marrë shërbimin e duhur.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb