Ibra premton rezultatet: Zoti e krijoi botën në 7 ditë, Milani është në ditën e katërt

1 month ago 5
Reklamë

Pasi punoi për ta sjellë te Milani, Zlatan Ibrahimoviç ishte ai që mori fjalën për të prezantuar edhe Alvaro Moratën. Më pas suedezi foli për strategjinë e klubit, duke deklaruar: “Dje prezantova kafshën (Pavloviçin) dhe sot bukuroshin (Morata).

Në konferencën e parë për shtyp thashë se Zoti e krijoi botën për shtatë ditë: kjo është dita e katërt. Jemi shumë të emocionuar sepse sezoni nis për pak ditë. Për merkaton po shohim, po punojmë. Po ndjekim strategjinë e vendosur që në fillim. Nëse ju them gjithçka nuk ka më vend për ndonjë surprizë. Me ambicien që kemi synojmë lart dhe duam të arrijmë majat”.

PRITSHMËRITË – Pas dy ditëve pushim që pasuan turneun amerikan, sot kuqezinjtë rikthehen në stërvitje pasi përpara nisjes së kampionatit, kanë edhe një miqësore prestigjioze të martën në trofeun “Silvio Berluskoni” kundër Monzës. 42-vjeçari e ka komplimentuar skuadrën për punën e mirë gjatë turneut amerikan, megjithatë pritshmëritë sa vinë e rriten, sidomos kur ndeshjet të vlejnë tri pikë.

“Në trofeun ‘Berlusconi’ do të jetë një tjetër shans për të formuar ekipin. E kam parë edhe Alvaron në formë të mirë. Pak nga pak ekipi do të kompletohet. Pas tri ndeshjeve në Amerikë me një përzierje lojtarësh të rinj dhe lojtarësh të kthyer, e pashë mirë skuadrën. Por rezultatet nuk thonë asgjë. Me durim, jam i sigurt se gjithçka do të jetë mirë. Për ne gara fillon në datën 17″, tha drejtuesi i “Djallit”.

Në fund, Ibra komentoi edhe punën e Fonsekës duke u treguar optimist për ecurinë e skuadrës nën urdhrat e portugezit. “Ekipi po reagon mirë ndaj punës që po bën. Një trajner i ri, një staf i ri… Por ata punojnë mirë, pastaj padyshim çdo ditë që kalon identiteti i Fonsekës i cili nuk i ka të gjithë lojtarët në dispozicion që nga dita e parë”, përfundoi Zlatani që vijon punën për të përforcuar akoma më shumë Milanin gjatë merkatos së verës, që do të mbyllet me 30 gusht në mesnatë.

Read Entire Article