“Ibrahim Rugova, Lekë Dukagjini e Pjetër Bogdani”, Blerina Kllokqi Rugova tregon konceptin e këmishës që e dizajnoi për Lumbardhin

8 months ago 27

Gjysmëfinalja e “Big Brother VIP Kosova” u shënua nga një moment stilistik i veçantë, kur konkurrenti Lumbardh Salihu vendosi të nderojë një figurë të rëndësishme historike përmes garderobës së tij.

Lumbardhi u shfaq i veshur me një këmishë të veçantë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm për shkak të ngjyrave të saj të ndezura, por edhe për figurën e stampuar mbi të – asnjë tjetër veçse presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Këmisha u krijua nga stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila është nuse e presidentit të ndjerë dhe njëkohësisht pronare e brendit “Bukur World”.

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Instagram

Blerina zgjodhi të bëjë një dedikim të veçantë duke vendosur në këmishë jo vetëm figurën e Rugovës, por edhe të dy heronjve të tjerë kombëtarë, Lekë Dukagjinit dhe Pjetër Bogdanit, duke përcjellë një mesazh krenarie dhe identiteti kombëtar.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Blerina ka ndarë me ndjekësit imazhe të kësaj këmishe, ku shihet se si koncepti që ajo ka pasur në mendje ka marrë jetë.

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Instagram

Këmisha e Lumbardh Salihut kështu bëri jehonë jo vetëm për stilin e veçantë, por edhe për kuptimin historik dhe simbolik që ajo mban.

Kjo lëvizje e Lumbardh Salihut u pa si një nderim elegant dhe i kujdesshëm për të kaluarën dhe ndikimin e figurave historike në legjendën dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Instagram

Me këtë zgjedhje, ai dëshmoi se moda dhe stilizimi mund të jenë më shumë se thjesht deklarata personale të stilindlej – ato mund të përcjellin ngjyrime të thella kulturore dhe të na kujtojnë për themeluesit dhe figurat që kanë formësuar kombin dhe identitetin e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article