Ibrahimovic i rekomandoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

3 months ago 14
Reklamë

Zlatan Ibrahimovic kishte identifikuar trajnerin e ardhshëm të Milanit vetëm që pronarët e klubit ta refuzojnë atë, sipas pretendimeve të një gazetari.

Gjiganti italian ishte lidhur me një sërë kandidatësh për të zëvendësuar tashmë të larguarin Stefano Pioli.

Në mesin e emrave të përmendur ishte edhe ish-trajneri i Juventusit, Antonio Conte.

Në të vërtetë, gazeta italiane Il Mattino ka pretenduar më herët gjatë këtij muaji se hierarkia e ‘Rossonerëve’ kanë planifikuar që të mbajnë një takim me agjentët e trajnerit.

Gazetari Fabio Santini ka thënë se Ibrahimovic ka folur me Conten rreth mundësisë për t’u bërë trajner i Milanit, por kjo u refuzua menjëherë nga pronarët e klubit.

“Conte ëndërroi për një rikthim në Juventus, por drejtori i klubit Cristiano Giuntoli preferoi që të fokusohet tek Thiago Motta. Si plan B, Conte e kishte konsideruar Milanin dhe ishte favoriti i Zlatan Ibrahimovicit. Sidoqoftë, ai u refuzua nga pronari Gerry Cardinale”, ka thënë Santini.

Ibrahimovic u pensionua nga futbolli në verën e vitit të kaluar, para se të marrë një rol si këshilltar tek Milani.

Përndryshe, ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca, po konsiderohet të jetë kandidati i përzgjedhur për të marrë drejtimin e tyre./Telegrafi/

Read Entire Article