“Ik atje te rruga, bëji të fala atij shefit tënd”, Noka “përplaset” me Gjiknurin: Do të të rrafshoj ty dhe Ramën

8 months ago 21
13:08 06/02/2024

Edhe këtë herë, mbledhja fizike e Komisionit për Reformën Zgjedhore nuk u realizua dot. Fillimisht ishin deputetët demokratë që u përplasën me Gardën, por pavarësisht kësaj hynë në sallën ku do të mbahej mbledhja.

Më pas nuk lejuan bashkëkryetarin e komisionit, socialistin Damian Gjiknurin që të merrte pjesë në mbledhje. Me atë rast, jashtë sallës u zhvillua një debat i fortë mes atij dhe Flamur Nokës.

Gjiknuri tha se opozita nuk do që ta bëjë Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkohë nga ana tjetër, Noka tha se opozitën nuk e emëron mazhoranca.


Damian Gjiknuri: O Mulo, merr shoqërinë civile, nbëhu bashkë me Edi Ramën.

Flamur Noka: As ti as Edi Rama, as Linda e parlamentit nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot. Me opozitë të emëruar, ti nuk bën dot asgjë.

Damian Gjiknuri: Çfarë opozite të emëruar? A je aty brenda?

Flamur Noka: Nuk jam.

Damian Gjiknuri: Po je o vlla.

Flamur Noka: Zotëri ti ke qenë në opozitë ti zotrote?

Damian Gjiknuri: Po kam qenë.

Flamur Noka: Ke qenë bashkëkryetar?

Damian Gjiknuri: Po.

Flamur Noka: Atëherë jam unë në opozitë, kam dhe unë bashkëkryetarin, ku e kam unë bashkëkryetarin?

Damian Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin?

Flamur Noka: Kush e solli?

Damian Gjiknuri: Ju e keni sjellë.

Flamur Noka: Ta solli Rama. E emërove ti.

Damian Gjiknuri: E keni vendos. Mulo mos bërit. E keni vendosur me bllokuar prapë.

Flamur Noka: Keni qejf mercenarët.

Damian Gjiknuri: Mirë, mirë, vazhdo.

Flamur Noka: A jam opozitë?

Damian Gjiknuri: Ore i keni të gjitha drejtat brenda mo, i keni të gjithë njerëzit.

Flamur Noka: Ku?

Damian Gjiknuri: Të gjithë të drejtat mo, Fatmirin, Shpëtimin, Petrit Vasilin, Oerdin, të gjithë i keni brenda. Kjo është seancë dëgjimore.

Flamur Noka: Damiani 1 me Damianin 2 bashkëkryetar po më thua ti?

Damian Gjiknuri: Mulo, nuk…

Flamur Noka: Opozita bashkëkryetar. Ja ku është bashkëkryetari. Ky është bashkëkryetari. Ja. Ky ka vullnetin e opozitës.

Damian Gjiknuri: Mulo nuk doni.

Flamur Noka: Të tjerëve jepuni tendera, bëni ça të doni, por si opozitë nuk i emëroni. Lekë jepuni, kulla jepuni, kate jepuni, vila jepuni, jepuni të gjitha, por ti emrin opozitë nuk ua jep dot.

Damian Gjiknuri: O Mul ju duhet ju Kodi Zgjedhor mo. Doni Kod Zgjedhor? S’doni Kod Zgjedhor, në rregull mo. Nuk doni Kod Zgjedhor, mos bërtit kot tashi. Ik atje te rruga, ik bëji të fala atij shefit tat.

Flamur Noka: Nga rruga do të të rrafshoj ty dhe Edi Ramën. S’ka online. Opozita nuk emërohet.

Damian Gjiknuri: Tani nuk na le ky zhurmuesi këtu, po të doni hajdeni të bëj një deklaratë poshtë.

Flamur Noka: Pushteti do të gërryhet.

Damian Gjiknuri: Flamur që bën zhurmë nuk kisha parë.

Flamur Noka: Nuk e emëroni dot opozitën, vazhdoni./tvklan.al


Read Entire Article