Është përcjellë këtë të diel për në banesën e fundit 50-vjeçarja shqiptare e cila humbi jetën në vendin e punës në Greqi.
Mes lotësh e dhimbjes fëmijët e saj i dhanë lamtumirën e fundit. Ajo humbi jetën pasi makineria e mishit në dyqanin ku punonte, në Messolonghi, e copëtoi.
Anna 50-vjeçare prej dy vitesh jeton në këtë zonë me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin e saj 10-vjeçar, pasi u divorcua nga bashkëshorti dhe erdhi në Greqi nga Shqipëria për një të re.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb