Ilham Aliyev rikonfirmohet në detyrë si President i Azerbajxhanit, Rama: Urime të përzemërta mikut tim

8 months ago 26
21:56 07/02/2024

Ilham Aliyev është rikonfirmuar në detyrë si President i Azerbajxhanit pasi ka fituar 92.1% të votave në zgjedhjet presidenciale. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e uron Aliyevin për rikonfirmimin në detyrë.

Për Axherbajxhanin, Rama ka thënë se është një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët sipas Ramës, nën udhëheqjen e Aliyevit po bëjnë hapa të mëdhenj përpara.

Rama shkruan në rrjetin social “X” se mezi pret që të ndihmojë në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Iliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.

Heartfelt congratulations to my dear friend @presidentaz on his reconfirmation as the undisputed leader of friendly Azerbaijan, a lovely country with diligent, hardworking people who, under his leadership, are making great strides forward! I look forward to assist in the opening…

— Edi Rama (@ediramaal) February 7, 2024

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article