Incident në Kuvend! Grupi i Bashës thërret Ramën në interpelancë për rezolutën e Kosovës, Salianji bllokon foltoren, përplaset me Nikollën

1 year ago 18

Kanë nisur me debate punimet e seancës plenare të kësaj të enjte, ku ligjvënësit shqiptarë pritet të votojnë për një rezolutë të përbashkët që dënon sulmet terroriste serbe në Veri të Kosovës dhe kërkon një hetim ndërkombëtar për rastin ndaj Serbisë.

Grupi i Bashës kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Rama sa i përket rezolutës, ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku nënvijëzoi se janë disa pika që nuk duhet të ishin pjesë e rezolutës.

Ndërsa Rama zbriti shkallët për të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, një incident i paprecedentë është shënuar me protagonist Ervin Salianjin.

Deputeti demokrat ka bllokuar foltoren gjatë interpelancës, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke mos lejuar kryeministrin të flasë.

Aty ka ndërhyrë kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, e cila i ka kërkuar Salianjit të mos bëjë pis këtë takim historic, dhe të ulet në vendin e tij.

Nikolla: Zoti Salianji je në kundërshtim me rregulloren.

Salianji: Nuk mund të mbani peng Kuvendin.

Nikolla: As ju nuk mund ta merrni peng. Është interpelancë. Përfundoi fjalën zoti Çollaku, tani e ka fjalën kryeministri.

“Zoti Salianj uluni, mos e bëni pis këtë seancë. Zoti Salianji ju tërheq vëmendjen ju lutem uluni në vendin tuaj”- vijoi Nikolla, ndërsa në fund ftoi kryeministrin Rama të merrte fjalën.

Top Channel

Read Entire Article