Incident tjetër, pasi opozita shkoi për të parë se “çfarë po bën partia e Vuçiqit me votuesit nga vendet fqinje” që votojnë në Beograd

10 months ago 23

Incidente të shumta janë shënuar gjatë ditës së sotme gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, dhe një e fundit ka ardhur nga Beogradi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, opozitarët nga Partia Liri dhe Drejtësi kanë publikuar një video që është realizuar sot në Beogradin e Ri.

Siç thanë ata, ata dërguan anëtarët e tyre të Komisionit Republikan Zgjedhor për të kontrolluar “si SNS (e Aleksandar Vuçiqit) i klasifikon votuesit nga vendet fqinje” që votojnë në Beograd.

Mirëpo, siç thonë ata, me atë rast janë sulmuar fizikisht.

Siç shihet edhe në video, pjesëtarët e opozitës tentojnë të hyjnë në objekt, por një gjë të tillë nuk e lejojnë persona të cilët janë prezantuar si sigurim privat i “Arena-s”.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur kur njëri nga rojet e sigurisë ka vërejtur se është duke u filmuar, kështu që ka sulmuar fizikisht një pjesëtar të opozitës. /Telegrafi/

Read Entire Article