Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato ka deklaruar se në lidhje me anëtarësimin në Union, duhet të ketë nj dialog parlamentar he palët duhet të konsiderojnë integrimin si prioritet kombëtar.
Gonzato: mirënjohës që marr pjesë në këtë takim, mënyrë për mua për të theksuar partneritetin që duhet të ngrihen mes institucioneve.
Kam tre mesazhe:
1-Dua të theksoj rëndësinë e institucioneve të pavarura në kontekstin e anëtarësimit në BE.
Jeni në një fazë kritike dhe po punoni fort për të hapur kapitujt e parë. Ky parlament ka rol kyç për të luajtur. Knei miratuar udhërrëfyes ambicioz për administratën, që përfshijnë reforma konkrete dhe shumica bëhen realitet nëse k një mobilizim të fuqishëm.
Përpjekje e gjithë shtetit
Negociatat e suksesshme kërkojnë dialog ndërkombëtar dhe bashkëpunim institucional.
Shpresoj në Kuvend nga të gjitha palët të konsiderohet një priotitet kombëtar strategjik. Parlamenti qendra për të pasur dialog konstruktiv.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion.
2-Duhet të hidhen hapat për një sistem gjyqësor të pavarur që duhet të garantojë që drejtësia t’i lëshojë integritet qytetarëve
3-BE do vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb