Integrimi, Rama: Shpresoj të jemi shkëputur nga RMV. Nuk kemi asnjë problem me Greqinë

8 months ago 12
19:39 17/02/2024

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të shtunë në një nga panelet e Konferencës së Sigurisë në Mynihut, ku foli për çështjen e integrimit në BE. Rama tha se shpresonte që Shqipëria të ishte shkëputur nga Maqedonia e Veriut ndërsa për Greqinë tha se nuk kishte asnjë problem.


“Shpresoj që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, pasi herën e  fundit që ishim në çift s’na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që na thanë s’lidhej aspak me Shqipërinë, por me Bullgarinë. I kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe procesin e kontrollit të legjislacionit, por s’jemi më çift, pra bashkë. Situata në Maqedoninë e Veriut është rezultat i BE, që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve. Kjo nënkupton, që të lejojë vendet anëtare të përdorin, vendin e tyre në tryezën e BE si një levë kundër fqinjëve. Kjo është gjëja më anti-europiane e mundshme. Probleme me Greqinë? Jo ne dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi Greqi. Dhe ato duan të më shohin, të dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka, por unë e dua Greqinë dhe nuk na fusni dot në asnjë mënyrë, nuk na vini në konflikt me Greqinë”,  tha Kryeministri mes të tjerash.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article