“Inteligjenca e Egjiptit paralajmëroi Izraelin, por u injorua”, gazetari Papa: Irani i është orvatur disa herë Shqipërisë, plan për bombardimin e…

11 months ago 56
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Gazetari i njohur Robert Papa, në një lidhje “Skype” në rubrikën “Opinion” ne News24, foli për atë që prej së shtunës ka marrë vëmendjen e gjithë botës… sulmin e organizatës terroriste të Hamasit ndaj Izraelit.

Papa shprehet se mes këtyre dy vendeve ka një urrejtje të madhe, ndërsa sulmin e cilësoi të tmerrshëm. Ai tha se qarkullon një e dhënë  se para sulmit ka ardhur një informacion nga inteligjenca e Egjiptit, por kjo është injoruar nga kryeministri izraelit. Kjo sipas Papës ka ardhur pasi kanë menduar se kanë çdo gjë në kontroll.

“Pas kësaj masakre nga Hamasi, përgjigjja do të jetë shkatërruese, pra do të ketë dhunë. Perëndimi është pro Izraelit. Por ka dështuar inteligjenca. Ka një informacion, se pa pasur informacion nga inteligjenca e Egjiptit dhe është injoruar nga Netanyahu, duke menduar se e kontrollon plotësisht Gazën. MOSSAD, është inteligjenca e jashtme. Ka përplasje të mëdha politike mes grupeve që kontrollojnë Izraelin. Organizmi i Hamasit ka qenë perfekt, kanë hyrë nga ajri dhe deti. Po luftojnë të zhdukin hebrenjtë, ky është problemi dhe ndaj thuhet se lufta do të jetë e gjatë”, u shpreh ai.

Gazetari po ashtu mbështet tezën se pas kësaj organizate terroriste qëndron Irani, si armiku kryesor i Izraelit. I pyetur nëse shtetet që i dalin në krah Izraelit, rrezikohen nga hakmarrja e Iranit, ai tha se mund të kenë probleme. Këtu ai përmendi edhe Shqipërinë, kur tha se Irani i është orvatur disa herë edhe Shqipërisë, por për shkak se është vend i NATO-s, nuk është e lehtë për ta sulmuar. Por nga ana tjetër, ai tha se një formë sulmi është dhe ai kibernetik që i ndodhi vendit tonë pak kohëve më parë.

“Sa herë pozicionohesh me Izraelin, je kundër tyre dhe ka probleme. Irani është orvatur disa herë ndaj nesh, por t’i themi faleminderit George Bush që ishim vend i NATO-s. Nuk është aq e lehtë të kryhet diçka ndaj Shqipërisë. Irani ka pasur në plan dhe me dron të bombardonte edhe MEK, por ne jemi vendi i NATO-s. Por ajo që bënë me sulmin kibernetik… taktikat e tyre janë djallëzore”, u shpreh Papa.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article