Zëdhënësi i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrij Yusov refuzoi të komentojë mbi shpërthimet në urën e Krimesë këtë mëngjes.
“Mund të citoj vetëm drejtorin e shërbimit të inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov, i cili tha se ura e Krimesë është një ndërtim i panevojshëm”, shtoi Yusov.
Ura e Krimesë, një linjë kryesore e furnizimit për forcat ruse në Ukrainë u dëmtua mëngjesin e sotëm në një situatë “të jashtëzakonshme” që vrau dy persona dhe plagosi një fëmijë, thanë zyrtarët rusë dhe mediat ukrainase raportuan shpërthime në urë.
Trafiku u ndal në një urë që Rusia e ndërtoi për të lidhur territorin e saj me gadishullin e Krimesë.
Trafiku u ndal në një urë që Rusia e ndërtoi për të lidhur territorin e saj me gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e kapi në vitin 2014, thanë zyrtarët rusë.
Top Channel