Inter bën gati ofertën për Zielinskin

10 months ago 28

Piotr Zielinski nuk është afër arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës tek Napoli dhe për këtë arsye Inter ka vendosur që të bëjë gati një ofertë për mesfushorin polak.

29-vjeçari i cili ka luajtur një rol kyç në fitimin e Scudettos sezonin e kaluar, ishte lidhur me një kalim në Arabinë Sauditë gjatë verës.

Ai vendosi që të mos transferohet në Lindjen e Mesme dhe të luajë vitin e tij të fundit në kontratë me napolitanët të cilët hapën bisedat për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Bisedimet me Napolin duket se kanë ngecur dhe gjithçka ka mbetur pezull sa i përket kontratës së Zielinskit.

Kjo situatë ka bërë që shumë klube brenda dhe jashtë vendit të interesohen për situatën e tij. Këtë sezon, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime në 18 ndeshje.

Siç ka raportuar Tuttosport, Inter po bën gati një kontratë katër vjeçare në drejtim të polakut, sipas të cilës ai do të përfitonte rreth 4 deri ne 4.5 milionë euro, plus shtesat.

Nerazzurrët besojnë se 29-vjeçari do të ishte transferimi ‘perfekt’ për mesfushën e Simone Inzaghit për shkak të fleksibilitetit të tij dhe teknikës së hatashme që posedon./Telegrafi/

Read Entire Article