Inter fiton derbin e Italisë, trajnerët: Titulli kampion, ende në lojë

7 months ago 57
Reklamë
20:32 05/02/2024

Një autogol vendosi fatin e derbit të italisë, i dyti i sezonit. Suksesi është i Inter gjithsesi më meritë pasi ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj Juves si dhe u tregua skuadër më e përqendruar në çdo aksion kolektiv dhe përballje individuale.

Ishte minuta e 37 kur pas disa përpjekjeve të Interit, topi përfundoi në rrjetë por I prekur për herë të fundit nga Federico Gatti. Zikaltrit krijojnë distancën e 4 pikëve me Juven. Edhe pse gjerësisht u komentua si një hap i rëndësishëm drejt trofeut, Inzaghi kërkon të mbajë lojtarët e tij më këmbë në tokë.

“E donim fitoren më të gjitha kushtet. Djemtë bënë më të mirën sepse një skuadre si Juventus, i lejuam vetëm një kundërsulm në 95 minuta. Por kjo është një etapë e një rrugëtimi të gjatë, kemi shumë për të bërë deri në fund, dhe duhet të jemi të zotë të vazhdojmë”, tha Inzaghi.

Juventus bëri një lojë të mirë dhe mbajti ndeshjen në barazpeshë deri në minutën e 95. Ndoshta barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë. Allegri nuk kërkon alibi, por i jep kurajo dhe shpresë futbollistëve të Juves.

“Bëmë një ndeshje të mirë.  Objektivi ynë është të jemi në 4 të parat. Kjo humbje nuk duhet të ndikojë në rrugëtimin tonë. Gjatë sezonit skuadrat kanë edhe mungesa në rezultate, por ne duhet të jemi të zotë të menaxhojmë këtë situatë. Duhet të rikthehemi tek fitorja në ndeshjen e radhës”, tha Allegri.

Gara për titull në Itali do të jetë e ashpër dhe Juventus është më e favorizuar pasi të gjitha energjitë do të përqendrohen tek titulli kampion teksa bardhezinjtë nuk marrin pjesë në kupat e Europës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article