Inter fiton me Sazlburg

1 year ago 31
Reklamë
23:35 10/08/2023

Asllani dha pasimin e golit që vendosi suksesin

Inter fitoi me rezultatin 4-3 miqësoren me Salzburgun e luajtur mbrëmjen e së mërkurën në Austri. Sfida u vendos në minutat e fundit me golin e Sensi, por një meritë të veçantë pati mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

21-vjeçari dha një krosim të gjatë për sulmuesin zikaltër që mposhti portierin kundërshtar. Një paraqitje e mirë në këtë miqësore për Asllanin, i cili hyri në lojë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë.

Mediat italiane vlerësuan idetë që ka në fushë Kristjan Asllani, i cili pret të ketë më shumë hapësirë pas largimit të Broziviç. Inter do të luajë edhe një tjetër miqësore para nisjes së Serie A, atë me Egnatia të dielën në Ferrara.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article