Inter nuk mundi të mbyllë me fitore vitin kalendarik 2023. Ziklatrit u ndalën në një barazim 1 me 1 në transferte kundër Xhenoves në duelin e javës së 18 të kampionatit italian.
Dy pikë të lëna për ekipin e Inzagit që i japin mundësi Juvenrtusit të afrohet në rast se mund sonte në mbrëmje Romen në ndeshjen më të rëndësishme të javës.
Ashtu si u zhvillua ndeshja në Marasi, barazimi ishte rezultat mëse i merituar.
Të zotët e shtëpisë luajtën shumë mirë në pjesën e parë, duke mos e lejuar skuadrën kryesuese të dalë në lojën e vet.
Mirëpo pavarësisht kësaj, rezultatin e zhbllokuan lojtarët e Interit përmes Arnautovic në minutën e 43, një lojë fëmijesh për austriakun për ta shtyre topin në rrjete pas shtylles së bareles, ndonëse vendasuit kontestuan një faull sipas tyre të Bisek në zonë.
Mirëpo emocionet në pjesën e partë nuk u mbyllen me kaq pasi në minutën e 7 shtese ishte Dragushin që barazoi me kokë.
Në pjesën e dytë Interi rriti lojen, krijoi më shumë volum loje, mirëpo la edhe hapësira pas ku mund të ishte ndëshkuar sërish.
Në fund skuadra e Inzagit u kënaq me një pikë përballë një kundërshtari që në stadiumin e vet ka ndalar edhe Napolin dhe Romën në këtë edicion.
Në duelet e tjera të së premtes spikati barazimi pa gola mes Napolit dhe Monxes, një rezultat që tregon vështirësite e mëdha në këtë edicon të kampioneve në fuqu të Italisë të cilët madje ishin më fat pasi Monxa humbi edhe një penallti.
Super pjesë e par e sezonit për Fiorentinen që u ngjit në kuotën e 33 pikëve duke mundur Torinonen 1 me 0 ndërsa Lazio e mylli vitin duke fituar me përbysje 3 me kundër Frozinones./vizionplus.tv