Inter mendon për të ardhmen

11 months ago 12
Reklamë
19:49 27/09/2023

Kapiteni Lautaro do firmosë deri në 2028, presim rinovimin Dimarco e Dumfries

Kohë rinovimesh në zyrat e Interit. Kryesuesit e Serie A po përgatiten për të blinduar futbollistët më të mirë në dispozicion të teknikut Simone Inzaghi. I pari që do të hedh firmën në kontratën e re do të jetë kapiteni, Lautaro Martinez. Pasi iu besua shiriti, argjentinasi do marrë edhe shpërblimin e merituar. Mediat italiane raportojnë se palët kanë rënë dakord për të firmosur deri në vitin 2028, një rinovim tepër thelbësor dhe që konfirmon se Lautaro është pjesë e planeve afatgjata të skuadrës. Por në radhë për të rinovuar janë edhe tre futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për Mkhitaryan, Dimarco dhe Dumfries. Treshja ka treguar formë të mirë fizike dhe nivel të lartë teknik në këto takime të para të sezonit të ri për të fituar kështu besimin e Inzaghit. Martinez është futbollisti më rezultativ te Interi. Deri më tani ai ka shënuar 5 gola në po kaq sfida, ndërsa ka dhuruar edhe një asist për shokët e skuadrës. Gola të rëndësishëm kanë shënuar dhe Mkhitaryan, Dimarco dhe Dumfries, për të konfirmuar kështu rëndësinë që kanë këta futbollistë për Interin e këtij sezoni.


Të ngjashme

Read Entire Article