Inter Miami nuk di të fitojë, skuadra ku luan Messi u mund nga Al Hilal

7 months ago 31
Reklamë
13:01 30/01/2024

Inter Miami nuk po arrin të ketë suksesin e pretenduar nga drejtuesit e klubit pavarësisht përforcimeve edhe në merkaton e dimrit. Skuadra amerikane e humbi me rezultatin 4 – 3 miqësoren me Al Hilal të hënën në Arabinë Saudite.

Me 4 ish-lojtarë të Barcelona si titullarë Messi, Suarez, Busquets dhe Jordi Alba tregoi më pak në fushë se ekipi që kryeson renditjen në kampionatin arab.

Messi dhe Suarez realizuan gol, ndërsa të tretin e shënoi 19-vjeçari David Ruiz, i formuar në akademinë e Inter Miami.

Pasimin për të e dha kapiteni Lionel Messi. Por futbollistët e ekipit arab nuk u gjendën në asnjë moment në disavantazh. Një nga golat u shënua nga Michael Delgado, i cili festoi para Messi në mënyrën e Cristiano Ronaldo.

Në formacionin e Al Hilal ishte edhe Milinkovic-Savic e Mitrovic. Më herët Inter Miami në këtë fazë përgatitore barazoi pa gola me përfaqësuesen e El Salvadorit dhe humbi 1 – 0 me Dallas.

Më 1 Shkurt do të jetë miqësorja e radhës, përballja me Al Nassr të Cristiano Ronaldo.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article