Inter – Milan, dita e Derby della Madonnina

1 year ago 176
Reklamë

Live Derby box: Inter - Milan

Inter – Milan, dita e Derby della Madonnina

Sot (e shtunë), Interi dhe Milani do të luajnë mes vete në ndeshjen e njohur si Derby della Madonnina.

Nerazzurrët dhe Rossonerët do të ndeshen në derbin e parë të sezonit 2023/24 të Serie A.

Ndeshja e madhe mes dy rivalëve të zjarrtë lokal pritet të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 18:00.

Të dy ekipet vijnë nga një formë e lartë me nga tri fitore në tri ndeshjet e para dhe presin maksimumin edhe nga kjo përballje.

Në ndeshjet e fundit ishin Nerazzurrët ata që u gëzuan më shumë, pasi në sezonin e kaluar triumfuan ndaj Rossonerëve në katër takimet mes tyre.

Para 2 min

Inzaghi: Milani kundërshtar i fortë, por ne jemi Interi dhe luajmë për të fituar

Simone Inzaghi ankohet se ekspertët thanë se Interi ishte më i dobët në fillim të sezonit, ndërsa tani ndihet sikur duhet të fitojnë Kampionatin Evropian në vend të Italisë dhe ekipi i tij luan për ta fituar Derby della Madonninan.

Inzaghi u takua me mediat në një konferencë për shtyp të premten, para ndeshjes së sotme (e shtunë) në Derby della Madonnina ndaj Milanit.

Lexo lajmin e plotë…

Para 3 min

Pioli: Nuk më interesojnë katër derbit e fundit të humbur, jemi gati për të fituar

Stefano Pioli ka folur para Derby della Madonnina ndaj Interit, ku këmbëngul se Milani nuk mendon për katër derbit e fundit që i humbi dhe pretendon se kuqezinjtë duan të ‘ta mbajnë topin më shumë’ këtë sezon.

Trajneri i kuqezinjve iu drejtua mediave në një konferencë për shtyp të premten para derbit të sotëm (e shtunë) ndaj Interit, i cili fillon nga ora 18:00.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 4 min

Leao: Milani mezi pret derbin me Interin

Rafael Leao e ka pranuar se Milani po e pret me padurim ndeshjen ‘Derby della Madonnina’ me Interin të shtunën, ka përshkruar golat e tij më të mirë dhe ka treguar pse ky është ‘momenti i duhur’ për të veshur fanellën me numrin 10.

Talenti portugez ishte në ngjarjen “Premio Gentleman” mbrëmje e së mërkurës për të marrë një çmim për ‘Golin e Sezonit’, i treti i shënuar në fitoren 4-0 të kuqezinjve ndaj Napolit në Stadio Diego Armando Maradona.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 5 min

Inter – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Interi dhe Milani do të luajnë sot (e shtunë) mes vete në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24 në Serie A, në derbin e madh që njihet si Derby della Madonnina.

Nerazzurrët janë nikoqir të Rossonerëve në takimin që pritet të zhvillohet në një Giuseppe Meazza të stërmbushur, pasi kjo ndeshje vjen në një kohë kur dy ekipet vijnë në formë të lartë.

Sikurse Interi, ashtu edhe Milani e kanë nisur sezonin pa humbje, duke marrë nga tri fitore radhazi në tri ndeshjet e para të sezonit 2023/24 në Serie A.

Lexo lajmin e plotë…

Read Entire Article