Inter mposht Atletico, barazon Dortmund

6 months ago 25
Reklamë
23:57 20/02/2024

Gjithçka e hapur për duelet e kthimit në Champions League

Gjithçka e hapur në dy takimet e raundit të 1/8-ave luajtur mbrëmjen e së martës në Champions League. Inter fitoi minimalisht 1-0 ndaj Atletikos së Madridit për të hedhur një hap drejt turit çerekfinal të kompeticionit.

Goli mban autorësinë e Arnautoviç. I ardhur nga stoli në fillim të pjesës së dytë, austriaku shënoi në minutën e 79-të.

Vetëm barazim 1-1 mes PSV Einthoven dhe Dortmund. Ishin gjermanët ata që shënuan të parët, ndërsa holandezët vendosën ekuilibrat me anë të De Jong me penallti. Takimet e kthimit luhen pas tre javësh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article