Inter sfidon Atletico në “Giuseppe Meazza”

7 months ago 26
Reklamë
21:10 19/02/2024

Inzaghi: Duam të përsërisim sezonin e shkuar! Emocione premton edhe PSV-Dortmund

Emocionet e UEFA Champions League vazhdojnë të përjetohen fort në shtëpinë e Interit. Pas ecurisë fenomenale në kampionat, për zikaltërit ka mbërritur ndoshta sfida e së vërtetës, ajo ndaj spanjollëve të Atleticos së Madridit. Nënkampionët e vitit të kaluar dëshirojnë që të marrin maksimumin ndaj një kundërshtari që në këtë kompeticion ka një histori prej tre finaleve të luajtura.

“Do të jetë një raund shumë i vështirë kundër një skuadre që ka ndryshuar mënyrën e lojës, duke sjellë cilësi në driblim dhe agresivitet. Do të shikojmë Interin e vërtetë. Dëshirojmë të përsërisim rrugëtimin e sezonit të kaluar në Champions League, deri në finale. Do të duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të punojmë mirë.”

Trajneri i Atletikos, Diego Simeone vlerësoi Interin para ndeshjes, duke lavdëruar “karakterin e tyre si skuadër” dhe duke e cilësuar si një përballje të vështirë. Fitorja në kampionat ndaj Las Palmas i dha fund një serie prej tre ndeshjeve pas fitoreve të spanjollëve, prej një barazimi dhe dy humbjesh.

Sfidë e fortë edhe mes PSV dhe Dortmund. Holandezët po kalojnë një prej sezoneve më të mira në histori, ku dominojnë bindshëm kampionatin, ndërsa Borussia është një prej kandidatëve për të bërë surprizën këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article