Inter ‘thyen’ Empolin e shqiptarëve

11 months ago 15
Reklamë
16:53 24/09/2023

Dimarco befason Berishën, Ismajli dëmtohet dhe rrezikon kombëtaren

Trajneri i ri dhe treshja e shqiptarëve titullarë nuk ndryshon fytyrën e Empolit. Blutë pësuan humbjen e radhës, 0-1 këtë herë ndaj Interit, për t’iu dorëzuar kryesuesve të Serie A. Zikaltërit arritën që të fitonin në një duel ku vlejti goli i Dimarko në pjesën e dytë të sfidës. Me Asllanin në pankinën e Interit për gjithë duelin, trajneri zikaltër, Simone Inzaghi vendosi jo pak në vështirësi dyshen kuqezi të Empolit, Etrit Berisha në portë dhe Ismajli në repartin e mbrojtjes. Titullarë te Empoli luajti edhe Stiven Shpendi për tu shqipëtarizuar akoma dhe më shumë.

Berisha dhe Ismajli neutralizuan jo në pak raste sulmet kundërshtare, për tu vlerësuar edhe si lojtarët më të mirë në radhët e Empolit. Madje, mbrojtësi largoi një top nga vija fatale për të shmangur golin, ndërsa në minutën e 50-të pësoi një dëmtim, duke lënë fushën e lojës. Shkalla e dëmtimit mbetet për tu përcaktuar në ditët e ardhshme, me Ismajlin që tashmë rrëzikon duelin e kombëtares shqiptare me Republikën Çekë. Dalja nga fusha e lojës e Ismajlit u shfrytëzua në maksimum nga Interi, që mendoi të befasonte nga jashtë zonës. Dimarko lëshoi një silurë të vërtetë nga rreth 18 metra për të mposhtur Berishën.

Italiani është mbrojtësi me kontributin më të rëndësishëm në kampionatet kryesore të Europës. Gol që i jep 3 pikëshin e radhës Interit. Zikaltërit kanë ecurinë më të mirë në kampionat, pasi kanë fituar të 5 sfidat e deritanishme. Kjo është hera e katërt që skuadra nga Milano e bën një gjë të tillë, diçka që e bëri edhe nën drejtimin e Antonio Kontes kur u shpall nënkampion i Italisë. Ndërkaq, Empoli thellon rekordin negativ në këtë fillim-sezoni, pasi është skuadra e vetme që nuk ka shënuar gol dhe mbetet në kuotën e 0 pikëve pas 5 javësh kampionat.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article