Interi feston në Derbi, “zikaltrit” mundin Juventusin në San Siro

7 months ago 9
Reklamë
14:11 05/02/2024

Derbi i Italisë fitohet nga Interi! “Zikaltrit” mundin Juventusin 1-0 në “San Siro” dhe nisin shkëputjen. Ekipi i Inzagit tani është +4 ndaj bardhezinjve me një ndeshje më pak. Sfida ishte e ekuilibruar dhe i ngjau asaj të fazës së parë.

Vendasit këmbëngulën me mbajtjen e topit, kurse miqtë qëndruan në pritje, por çaluan në kundërsulm. Derbi u vendos nga autogoli i Gatit në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë, Calhanoglu goditi shtyllën, ndërsa rezultati nuk ndryshoi. Trajneri Simone Inzaghi tregoi emocionet për suksesin e arritur.

“Interi mori një fitore të rëndësishme dhe të merituar, jemi shumë të lumtur! Juve e Milan nuk do heqin dorë asnjë centimetër. Para tifozëve tanë të mrekullueshëm ishte një mbrëmje e shkëlqyer. Por kjo është vetëm një etapë, para kemi një rrugëtim ende shumë të gjatë!”

Ndërsa tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Alegri tha se ekipi tani duhet që të riorganizohet për pjesën e mbetur të kampionatit. Ai mendon se ekipi duhet të punojë për të sistemuar problemet.

Interi ka fitura të gjashta takimet e luajtura në 2024 në të gjitha kompeticionet, hera e tretë në histori për zikaltrit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article