Interi shuplakë Milanit në derbi, zikaltrit triumfojne 5-1 në “San Siro”

1 year ago 35
Reklamë
20:41 16/09/2023

Suksesi i pestë radhazi kundër “djallit”

Interi ka triumfuar në derbin e Madoninës, duke mundur Milanin me rezultatin 5-1.

Zikaltrit marrin në “San Siro” fitoren e katërt radhazi në Serie A dhe i shkaktojnë “Djallit” humbjen e parë sezonale.

Derbi nisi me koreografi spektakolare nga të dyja skuadrat e Milanos.

Ekipi i Inzagit dominoi takimin dhe në fund festoi triumfin në derbi e pestë radhazi për vitin 2023.

Interi kaloi në avantazh pas pesë mintuash lojë me Mikitarian. Në momentin më të mire të Milanit, Thuram e çoi rezultatin 2-0.

Milani e rihapi lojën në minutën e 57’ me Leaon. Por Mikitarian risolli qetësinë në minutën e 69′.

Dhjetë mintua më pas, Çalhanoglu realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Në fund, Fratesi gjeti golin e tij të parë si zikaltër dhe të pestin për Interin.

Pas katër javëve të luajtura, ekipi zikaltër kryeson Serie A me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Milani ngelet në kuotën e nëntë pikëve. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article