Investigimi i RAI3, Baçi: Rama reagoi se shkroi një media e huaj, është i shqetësuar pasi nuk e kontrollon…

6 months ago 9

Në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ina Qirjo ishte i ftuar analisti Agim Baçi. Baçi komentoi investigimin e televizionit italian RAI3.

Sipas tij, Rama reagoi ndaj investigimit të medies italiane, pasi i intereson më së tepërmi imazhi jashtë vendit sesa shqiptarët, të cilët i qeveris. Për Baçin, Rama po ashtu është i shqetësuar, pasi mediat e huaja nuk i kontrollon dot.

Agim Baçi: Normalisht që Edi Rama është i shqetësuar për shkrimin e RAI3, pasi tashmë për qeverisjen e tij shkruajnë mediat ndërkombëtare. RAI3 nuk u tërhoq, por madje ka thënë se do të vazhdojë akoma me investigime. Rama u shqetësua sepse nuk është lajm në mëhallën tonë dhe për më tepër nuk ka në zotërim mediat e huaja.

Edi Rama refuzon të përgjigjet për akuzat në Shqipëri, ndërsa duket se është interesuar për partnerët ndërkombëtarë. Duket se Rama nuk ka interes për shqiptarët, por për ndërkombëtarët. Nuk ka kërkesë llogarie në parlament, nuk ka kërkesë llogarie në parti. Rama ka të njëjtën strategji si Enveri, që mendohet se ky është i miri e të tjerët nuk qenkan të mirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article