Inzaghi mbron Asllanin

11 months ago 18
Reklamë
Inter Milan's Italian head coach Simone Inzaghi looks on prior to the Italian Serie A football match between Napoli and Inter on May 21, 2023 at the Diego-Maradona stadium in Naples. (Photo by CARLO HERMANN / AFP) (Photo by CARLO HERMANN/AFP via Getty Images)
10:37 21/09/2023

Trajneri i Interit mendon se i gjithë ekipi duhet të ishte paraqitur më mirë kundër Sociedad

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mendon se Kristjan Asllani dhe Marko Arnautoviç nuk janë të vetmit futbollistë që duhen fajësuar për paraqitjen jo të mirë të zikaltërve në transfertën kundër Real Sociedad në sfidën e Ligës së Kampioneve.

Dy lojtarët e nisën për herë të parë si titullarë në këtë sezon, por Interi ishte larg performanës së zakonshme në fushë.

Në konferencë për shtyp pas takimit, Inzagi u pyet nëse priste më shumë nga mesfushori kuqezi dhe sulmuesi austriak.

“Nuk mund të ndalesh te 2-3 lojtarë, të gjithë duhej të bënin diçka më shumë duke përfshirë edhe mua. Duhet vlerësuar kundërshtari, Real Sociedad tregoi se është një rival mjaft i fortë. Kur Sociedad ra, ne e shtuam presionin. Kisha ndjesinë se mund të shënonim sërish nëse ndeshja vazhdonte. Kishim kundër një kundërshtar të organziuar, kanë 3-4 lojtarë majft të mirë”.

Rrugëtimi i Interit në Ligën e Kampioneve nisi me një barazim 1-1 në shtëpinë e Sociedadit.

Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 4-të falë Mendez. Tri minuta nga fundi i kohës së rregullt, Lautaro realizoi golin e barazimit, duke shkëputur ekipin nga humbja.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article