Ironia e fatit! Artan Hoxha: Beleri vuan dënimin me personin që e arrestoi në të njëjtin burg

9 months ago 10

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” në Top Channel ka treguar se personi që ka drejtuar operacionin për arrestimin e Belerit, Oltion Bistri ndodhet në të njëjtin burg, ku është dhe Beleri.

Sipas tij është një ironi e fatit që vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Beleri u arrestua në 12 maj ndërsa Bistri në korrik.

“Ironia e fatit është që personi që ka drejtuar operacionin, arrestimin e Fredi Belerit, ish-drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri, sot është me Fredi Belerin në burg. Janë të dy në burg dhe kanë mundësi që t’i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë kanë. Unë mbaj mend që një nga komunimet e fundit që mund të kem patur me zotin Bistri ka qenë “ore pse nuk i nxirrni ato videot që kam filmuar dhe sot janë të dy në burg edhe ky që e ka arrestur Belerin edhe Beleri vetë kanë qenë bashkë në burgun e Durrësit, u transferuan bashkë në burgun e Fierit. Kjo është një ironi, vetëm në Shqipëri mund të ndodhë në një kohë kaq të shkurtër. Ai është arrestuar vjet në 12 maj ndërsa Bistri është arrestuar në fund të korrikut”, u shpreh Artan Hoxha.

Top Channel

Read Entire Article