Të nderuar demokrate & demokratë të Partisë Demokratike Dega Korçë,
I shërbejmë të djathtës konservatore dhe interesave të shqiptarëve, në formacionin më të madh politik me pikëpamje të djathta, duke patur objektiv progresin social-ekonomik, prosperitetin e vendit, mirëqenien e të gjithëve, të ardhmen tonë europiane, mes qeverisjes që buron si rezultat politik i votës së popullit, në kuadër të rendit të lirë demokratik, rend të cilin PDSH vendosi në Shqipëri para 3 dekadash dhe plus vitesh.
Partia jonë politike është padyshim një organizëm i gjallë, pluralist, dinamik, i shumëzëshëm, terren i mendimit të lirë, qoftë edhe atij ndryshe, elementë këto që e kanë bërë PD-në parti qeverisëse demokratike, e cila, mes anëtarëve të saj dhe gjithë shqiptarëve, sa herë që e ka lypur nevoja, ka rrëzuar diktatura dhe vendin tonë të gjunjëzuar e ka ngritur në këmbë.
Këtë do të bëjmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse e kemi marrë këtë përgjegjësi politike me vullnet të lirë dhe të plotë, ndaj dhe e kemi për detyrë të përmbushim misionin.
Në një atmosferë tejet të ngarkuar politikisht dhe me një qeverisje kryekëput të korruptuar, thua se është një formacion krimi mbi kryet e shqiptarëve, Degët e Partisë Demokratike në 61 Bashkitë e vendit do të mbajnë peshën e rrëzimit të diktaturës së dytë, të periudhës të mileniumit të ri.
✌️
Dega e Partisë Demokratike Korçë, pas një tronditje artificiale politike me qëllim shkatërrimin, si dhe të gjitha Degët e tjera, kaloi një periudhë tejet të vështirë, por sërish qëndroi dhe sot është e bindur për të marrë sërish fizionominë dhe funksionin e një strukture politike, që ka një detyrim ndaj korçarëve dhe shqiptarëve, konsolidimin e saj, opozitarismin permanent, fjalën vitale dhe të vërtetë, rrëzimin e qeverisë kartel dhe qeverisjen e vendit me njerëzit më të mirë dhe më të përgjegjshëm, politikisht solidë në linjën e PDSH (dhe ka shumë të tillë në PD).
Në Degën e PD Korçë, largimi mes dorëheqjes së kryetarit të Degës në muajin mars 2024, risjell anëtarësinë e Korçës, në një periudhë tjetër organizimi, konsolidimi dhe rigjenerimi, aksioni dhe veprimi, sepse të tilla janë periudhat zgjedhore endopartiake në PD, për të votuar dhe zgjedhur kryetarin e saj.
Demokrate dhe demokratë,
Mikesha dhe miq,
Ju njoftoj se kandidoj (pasi u shpall periudha zgjedhore), për postin e Kryetarit të PD Dega Korçë.
#1votë_plus
Me respekt
Eleina Qirici
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb