Ish-diplomati:Eurodeputetët nuk betohen, gëzojnë imunitet juridik dhe politik

3 months ago 14

Jorgji Kote, ish-diplomat, për rubrikën “Opinion” në News24 tha se eurodeputetët nuk betohen, pasi kjo është një procedurë që nuk ekziston në Parlamentin Europian, por paraprakisht ata plotësojnë një formular që më pas verifikohet. Kote tha se ajo që thuhet për betimin e deputetëve në seancën e parë të Parlamentit Europian nuk qëndron pasi nuk njihet si procedurë.

Në këtë kuadër ai tha se paraprakisht çdo europarlamentar plotëson një formular, i cili më pas verifikohet. Në këtë kuadër Kote sqaroi se edhe sikur një eurodeputet të mos paraqitet në seancën e parë kjo nuk ndikon aspak në faktin e mandatit të tij si europarlamentar. “Nuk ka lidhje, nuk kushtëzon mandatin e eurodeputetit, pjesëmarrja e tij në seancën e parë, pasi proces betimi nuk ka”, sqaroi ai.

Nisur nga ky shpjegim, edhe nëse Fredi Beleri nuk do të ishte i pranishëm në seancën që do të mbahet në Strasburg, nuk rrezikonte aspak mandatin e tij si europarlamentar, edhe pse pati një interpretim për përfitimin e lejes, me faktin se Beleri si eurodeputet i Nea Demokracia duhej të betohej.

Kote tha se Parlamenti Europian dhe BE kanë në traktatet dhe rregulloret e tyre se çdo personi të zgjedhur si eurodeputet kanë imunitet jo vetëm politik, por edhe juridik.

Ai tha se kjo përfshin të gjithë hapësirën e BE-së.  Kote tha se në këtë aspekt vlerësohet se drejtësia është populli, pra nëse një eurodeputet ka marrë mbështetjen e mbi 200 mijë personave, atëherë edhe sikur ai të jetë në burg, ose të jetë në ndjekje penale, ai çlirohet nga akuzat apo nga ndjekja penale.

Në këtë kuadër, Kote përmendi rastin e një eurodeputeteje italiane që ishte e burgosur në Hungari dhe është liruar nga burgu. Gjithashtu ai përmendi edhe rastin e një eurodeputeti polak.

“Neni për eurodeputetët është që ‘populli qëndron mbi gjykatën’”, tha Kote. Ai tha se mandati i eurodeputetit nuk humbet, edhe nëse Fredi Beleri nuk do të paraqitej në mbledhjen e sotme të Parlamentit Europian. Ai tha se është shumë e vështirë ti hiqet mandati i deputetit një eurodeputeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article