Ish-i dashuri i Sara Gjordenit do të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania 3

8 months ago 21

Këngëtari Endrik Beba bëhet e ditur se do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 3.

Ai u prezantua sot (e diel) në Fan Club, teksa zbulohet se do të futet të martën.

“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti tregoi se me Sara Gjordenin ka pasur një histori dashurie në vitin 2015, e cila kishte nisur në atë vit dhe mbaroi për pak.

Artisti theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër.

Foto: Screenshot/YouTube

Mbetet të shihet se si do të jetë reagimi i modeles së njohur kur të hyjë Beba, pasi ka nisur një njohje me Bardhin.

Sara raportohet se ka qenë në një lidhje dashurie edhe me Skivin. /Telegrafi/

Read Entire Article