Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

5 months ago 12

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka dhuruar verdiktin e tij sa i përket përplasjes së Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp gjatë ndeshjes me West Hamin.

Liverpooli lëshoi pikë këtë të shtunë në duelin me West Hamin, që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Sidoqoftë, vëmendjen në këtë ndeshje e mori përplasja e Salahut me teknikun gjerman pak çaste para se egjiptiani të futej në lojë.

Klopp pas përfundimit të ndeshjes tha para gazetarëve se për të kjo çështje është mbyllur, ndërsa Salah nuk ishte i atij mendimi duke dhënë një përgjigje që la të nënkuptohet se mes palëve ka një hatërmbetje.

Carragher tani ka dhënë mendimin e tij lidhur me këtë rast duke ofruar pikëpamjen e tij mbi atë se cili ka mundur të jetë motivi që e ka shtyrë Kloppin të reagojë në atë mënyrë.

“Arsyeja e vetme pse një trajner nuk do të ishte i lumtur në këtë situatë, është nëse lojtari u vonua shumë për tu futur në lojë”, ka shkruar Carragher në platformën X.

Ky incident me shumë mundësi do të hedh edhe më shumë dyshime mbi të ardhmen e Salah tek Liverpooli.

Carragher tashmë ka sugjeruar se një diskutim duhej të bëhej pas paraqitjes zhgënjyese të Salah në derbin lokal ndaj Evertonit. Salah po futet në vitin e tij të fundit të kontratës aktuale tek Liverpooli, dhe ka një mundësi që ai mund t’i bashkohet Kloppit drejt largimit nga ‘Anfield’ në verë./Telegrafi/

Read Entire Article